Kompania

 

N.N.SH “NDRIQIMI” kujdeset që ndërtimet dhe ndriçimet në ambientet tuaja të jenë të kualitetit të lartë të punës dhe të jenë të këndshme për relaksim.


Duke u bazuar në përvojën tonë prej vitit 2000 dhe deri më sot, kohë gjatë së cilës janë ekzekutuar punë të ndërtim-instalimeve elektrike në shumë objekte me rëndësi, si në vend ashtu edhe jashtë vendit, të gjitha këto punime N.N.SH “NDRIQIMI” i kryen me mjete adekuate të nivelit shumë të mirë teknologjik. Që nga themelimi e deri më tani kjo kompani ka realizuar projekte me vlera të mëdha ekonomike, si: ndriçime publike, ndërtim të rrugëve, sistem ujësjellësi, kanalizim, shkolla, spitale, fusha sportive, pastrim të sipërfaqeve urbane, mirëmbajtje dhe zhvillim të dekorit në mjedise të ndryshme etj.

Ekipet tona të specializuara janë gjithmonë të gatshme të kryejnë edhe detyrat më të ndërlikuara të ndërtimeve dhe të instalimeve elektrike si dhe mirëmbajtjen e tyre. Për këto punë ekipet tona posedojnë teknikën më moderne dhe shfrytëzojnë materialet më kualitative me të cilat garantojnë siguri dhe kualitet afatgjatë të punëve të kryera.
Kompania kryen në përgjithësi këto punë-shërbime:

✹ Ndriçime publike 

Sinjalizim urban.

Sherbim 24 orë  me platform(Korp) deri ne 20 metra 

Punime të mirëmbajtjes dhe sinjalizime në rrugë

✹ Ndërtime të ujësjellësve dhe të kanalizimeve

✹ Kanale dhe impiante kullimi dhe vaditjeje

✹ Punime mbrojtëse të sistemeve hidraulike – çimentim etj.

Përforcime themelesh dhe punime nëntokësore

✹ Themele të veçanta

✹ Instalime të sistemeve hidra-sanitare në objekte civile, bujqësore

✹ Instalim për n/stacionet, kabinat e transformatorëve – linja e tensionit të mesëm

✹ Instalim të linjave dhe të kabinave elektrike të T.U.

Instalim të linjave për telefoni, radiotelefoni, televizive, citofoni, dhe mirëmbajtje

✹  Pastrime të sipërfaqeve urbane

✹ Mirëmbajtje dhe zhvillim të dekorit në mjedise

✹ Ndërtime të larta dhe të ulëta

Terene sportive

 

N.N.SH “NDRIQIMI” është e përkushtuar për ofrim të shërbimeve të cilësisë së lartë dhe krijimit të ambientit të këndshëm dhe produktiv për punë. Ne jemi shumë të ndjeshëm dhe të përgjegjshëm ndaj nevojave të klientëve tanë dhe shumë të përkushtuar ndaj premtimeve të cilat u japim atyre.

Ne mundohemi që të jemi të drejtë, të ndershëm, shumë profesionalë në të gjitha punët tona.

N.N.SH “NDRIQIMI” është ndërmarrje vendore me seli në Therandë që merret me ndërtime dhe ndriçime publike.

N.N.SH “NDRIQMI” e njeh përgjegjësinë për bashkësinë ku është e vendosur. Me udhëheqjen tonë dhe pjesëmarrjen aktive në çështjet e bashkësisë, si dhe me vitalitetin tonë ekonomik, me cilësinë e prodhimeve dhe të shërbimeve tona, ne mund të kontribuojmë shumë në përparimin e bashkësisë ku bëjmë pjesë.

Për çfarëdo lloj informimi, na kontaktoni në telefon ose Email

+377 44 33 82 14

+377 44 57 00 97

+386 49 33 82 14

+386 49 30 31 30

info@ndriqimi.com

www.ndriqimi.com

Me shumë respekt dhe dashamirësi nga udhëheqja e Kompania “Ndriqimi”!

Leave a Comment